Fushata “Nëpër Kosovë për 20 ditë” është pjesë e fushatës së komunikimit dhe këshilldhënies në regjistrimin e popullsisë dhe pronave në Kosovë. Ambasadorët e vullnetit të mirë të regjistrimit do të udhëtojnë me këtë autobus dhe do të shpërndajnë informata.
Qëllimi i turneut me autobus është ofrimi i informatave për qytetarë lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe pronave, si dhe motivimi i tyre për pjesëmarrje.
Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje të konsiderueshme Entit të Statistikave të Kosovës në përgatitjet e regjistrimit që nga viti 2005, dhe shuma e përgjithshme e fondeve të BE-së që tashmë janë shpenzuar apo destinuar për aktivitetet e ardhshme është mbi 6 milionë euro./kn/