e hënë, 21 mars 2011

Ballack merr megafonin dhe fyen Kölnin (video)

Kapiteni i kombëtares gjermane të futbollit, Michael Ballack, ka luajtur, sipas medieve gjermane, ndoshta njërën nga ndeshjet më të mira të sezonit, por pas saj shkaktoi skandal. 
Bayer Leverkusen mposhti në ndeshjen e djeshme të xhiros 27 të Bundesligës Schalken me rezultat 2-0, ndërsa Ballack asistoi shkëlqyeshëm për golin e parë të Eren Derdiyokit. Pati edhe disa veprime të mira gjatë 90 minutave, por më së shumti do të mbahet mend pas ndeshjes. 

Ballack vrapoi pas ndeshjes te tribuna e tifozëve të Bayernit, morri megafonin nga njëri prej tyre dhe filloi të fyejë Kölnin. 
Nuk dihet nëse Ballack do të vuajë pasoja për këtë incident.


shko