e shtunë, 26 mars 2011

Erdogan vizitoi Tatlisesin në spital

Kryeminisitri turk Rexhep Taip Erdogan ka vizituar këngëtarin İbrahim Tatlıses në spitalin ku ai po mjekohet pas sulmit me armë zjarri në javën e kaluar. 
Gjatë vizitës së tij prej 20 minutash, Erdogan gjithashtu ka pranuar kandidaturën e Tatlisesit për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në zgjedhjet e ardhshme nacionale më 12 qershor. 
Këngëtari që shpëtoi pas plagosjes në kokë, do të kandidojë për deputet për vendlindjen e tij Shanlıurfa. 
Duke folur para gazetarëve, Erdogan tha se ka lajme të mira për shëndetin e këngëtarit: “E pash Tatlisesin dhe ai dukej shumë mirë. Patëm një bisedë të këndshme. Ai do të largohet sot nga dhoma e kujdesit intensiv. Kjo do te thotë se situata është shumë e mirë. Ai s'ka asgjë në anën e djathtë, por ka pak probleme me anën e tij të majtë”, tha kryeministri turk.  
Ai ka shprehur bindjen e tij se këngëtari do të tejkaloje edhe këtë gjendje, pasi së shpejti do të fillojë me trajtime të fizioterapisë./kn
shko