e mërkurë, 23 mars 2011

Financial Times: Gadafi ka në pronësi 143.8 ton flori

Komuniteti Ndërkombëtarë ka goditur Muamar Gedafin duke i vendosur një sërë sanksionesh dhe ngrirjen e aseteve që zotëronte, duke i shkurtuar kështu mundësitë financuese. Lideri i Libisë gjendet i ulur mbi një sasi të majme floriri.
Banka qendrore e Libisë - e cila është nën kontrollin e Gedafit - zotëron 143.8 ton flori, referuar të dhënave më të fundit të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, megjithëse disa presin që e vërteta të jetë disa ton më shumë se kaq. 


Vlera e kësaj rezerve - ndër 25 më të mëdhatë në botë - arrin në 6.5 miliardë dollarë me çmimin aktual. Kjo mjafton për të paguar një ushtri të vogël mercenarësh për muaj dhe ndoshta edhe për vite. Shumë banka qendrore e mbajnë floririn e tyre rezervë, në valutë në Londër, Neë York ose Zvicër kurse Libia i mban shufrat brenda territorit të saj. 


Qeveritë e SHBA-së dhe vendeve të BE-së kanë ngritë miliarda dollarë nga asetet por shitja e floririt mund të kthehet në një litarë shpëtimi për Gedafin.Bankierët thonë se do të duhet transportimi i shufrave jashtë Libisë në mënyrë që të përfitojë një shifër të lartë nga shitja e floririt. 


Para se të shpërthente dhuna, floriri ishte depozituar në Bankën qendrore në Tripoli, por mund të jetë zhvendosur në një vend tjetër si për shembull në Sebha - që ndodhet afër kufirit me Çadin dhe Nigerin. Por bankierët shtojnë se asnjë bankë ndërkombëtare apo dhomë tregtie është e prirur të blejë floririn pa ndonjë paralajmërim apo lidhje me regjimin e Libisë pasi nuk dihet se si mund të përfundojë një tregti e tillë. Por Gedafi mund ta transportojë në Çad apo Niger për ta shkëmbyer me armë, ushqim apo para kesh.
shko