e shtunë, 5 mars 2011

Jasharët ftojnë të lihen anash grindjet


Në përvjetorin e 13-të të luftës në Prekaz, Kompleksi dhe familja Jashari janë vizituar nga shumë qytetarë dhe nga pak delegacione të institucioneve qeveritare, partiake e joqeveritare.
Delegacioni i parë ka qenë ai i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. 
Rektori Mujë Rugova, pasi bëri homazhe tha shkurt se “ka ardhur për të shprehur respektin e përjetshëm për Familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e tjerë. Jasharët nga një u bëfshin një milion”. 

Ai ka vizituar edhe familjen Jashari të cilës ia ka dorëzuar bustin e Adem Jasharit, të punuar në bronz nga një student i Akademisë se Arteve.
Rifat Jashari, ka falënderuar për vizitat dhe përkrahjen e gjithë popullit shqiptar dhe ka porositur që “të lihen anash inatet personale dhe të qitet Kosova në binar të duhur”./ki
shko