e premte, 25 mars 2011

Këshilla për prapanicë të bukur

Ia vlen që të filloni që nga sot me ushtrime të përditshme dhe të keni prapanicë me formë të mirë. 

Prapanica në ditët e para të pranverës do të del nga palltoja e dimrit, kurse femrat qysh tani kanë kokëdhembje kanë për fustanet, apo bluzat që duhet të veshin.  A është prapanica e juaj e gatshme për pranverë ?  Që forma e saj të jetë e mirë, ja disa këshilla: 

SHKALLËT:  Që nga sot filloni të qarkulloni nëpër shkallë, kurdo që keni mundësi.  Mos i shfrytëzoni ashensorët dhe shkallët lëvizëse.  Në jetën e përditshme nuk ka ndonjë ushtrim më të mirë për prapanicën se sa shkallë.


SHTËRNGIMI I MUSKUJVE:  Shtrëngoni muskujt e prapanicës dhe sërish i lironi gjatë kohës derisa qëndroni ulur, ose në këmbe, derisa përgatitni gjellën, apo kur prisni në radhë...  Shtrëngoni muskujt 10-20 sekonda, i lironi, pastaj sërish i shtrëngoni. Së paku dhjetë herë. 


ULJE-NGRITJE: I ndani së paku pesë minuta për këtë ushtrim trupor. Qëndroni në pozitën gatitu, lehtë përkuleni në gjunjë,  dhe përsëri ngrihuni. Merrni frymë thellë gjatë uljes dhe ngritjes. Vazhdoni derisa nuk lodheni. 


ZGJËRIMI I GJUNJËVE:  Këtë ushtrim mund ta bëni edhe në vendin e punës. Uluni dhe i shtrini duart në pjesën e jashtme të gjunjëve. Pastaj me ndihmën e duarve i shtyni gjunjët drejt njëri-tjetrit, kurse në ndërkohë rezistoni që gjunjë të mos preken në mes vetes. Këtë presion mbajeni rreth pesë sekonda, pastaj lirohuni. Këtë cikël të ushtrimeve e përsëritni së paku pesë herë.


VRAPIMI:  Një trajnim i shkëlqyeshëm, jo vetëm  për prapanicën, por edhe për pjesët e tjera të trupit. Tretën shtresat dhjamore dhe iu krijon formë të mirë. 


BIÇIKLETA:  Ngasja e biçikletës më pak ngarkon nyejt se sa vrapimi.  Me pak koncentrim energjinë mund ta orientoni në mënyrë të duhur. 


ECJA NË GISHTËRINJË: Edhe një ushtrim praktik që nuk kërkon shumë kohë. Ecni në majë të gishtërinjve së paku 30 sekonda, pastaj lëshojeni shputën e këmbës, bëni një pushim të shkurtër dhe kështu vazhdoni së paku dhjetë herë. 


JASTËKU: Në mbrëmje përballë televizorit vëni jastëkun ndërmjet gjunjëve dhe nisni ta ndrydhni fort. Edhe muskujt e këmbëve duhet t’i shtangoni.  Mundohuni që këtë pozicion ta mbani sa më gjatë. /Qendra
shko