e premte, 25 mars 2011

Britania ndalon çokollatën në autobus

Britania e Madhe nuk ka asnjë krahasim përsa i përket ligjeve të çuditshme, aq sa parlamenti ka krijuar edhe një komision që midis ligjeve të shumtë që ekzistojnë, duhet të identifikojë ata që janë vjetëruar dhe t’i modifikojë.
Së fundmi, parlamenti i Britanisë së Madhe vendosi që të gjithë ata që do të hanë çokollatë në linjat e transportit publik do të gjobiten, pasi shkaktojnë neps ndaj udhëtarëve të tjerë, të cilët nga ana e tyre nuk kanë se ku të sigurojnë një çokollatë gjatë udhëtimit.

Në një modifikim që i është bërë orës së edukimit fizik në gjimnaze, u vendos që në Britani të shtohen edhe orët e gjuajtjes me hark, specialitet në të cilët anglezët ishin veçanërisht të aftë gjatë mesjetës.

Kjo do të bëhet me qëllim që të promovohet identiteti kombëtar, por njëkohësisht edhe që kombi të jetë “i përgatitur” në rastin e ndonjë pushtimi.

Duke qëndruar në suazën e ligjeve të çudishme, shteti i Floridës në SHBA ndalon gratë e pamartuara që të hidhen me parashutë nga një avion ditën e dielë, ndërsa në të njëjtin shtet, u ndalohet burrave të veshin kostume, të cilët kanë shpatullat e zbuluara.

Së fundmi, Ministri i Kulturës në Tajlandë mbajti një fjalim të ashpër ndaj atyre që nuk veshin mbathje poshtë pantallonave, duke i kërkuar atyre zyrtarisht që të ndryshojnë këtë mënyrë jetese.

Në Dubai, Katar, disa të huaj janë arrestuar e burgosur pasi kanë shkelur ligjet e moralit publik. Në këtë vend arab, të bësh dashuri në vende publike është rreptësisht e ndaluar, por mbetet e ndaluar edhe të puthesh apo të mbash partnerin përdore.

Së fundmi, në bazë të këtyre ligjeve, dy punonjës të martuar të një kompanie ajrore u kapën duke shkëmbyer mesazhe telefonike ngacmuese dhe të dy u dënuan me nga gjashtë muaj burg, pasi mesazhet ishin një ftesë për “të kryer mëkate”.
shko