e shtunë, 19 mars 2011

Klodi kalon momente të nxehta me Olsin


Epo nuk kishte se si të mos binte në rrjetën e tij edhe Klodi, njëra nga femrat më simpatike të këtij edicioni të “Big Brother”. Të gjendur në pub “Baroque”, që menaxhohet prej Olsit, ish-banorët janë dëfryer pa fund natën kur mbaroi spektakli dhe njëra prej tyre, Klodi, që duhej të ishte pak e mërzitur për eleminimin, duket se ka gjetur ilaçin e duhur.
Asaj i është gjendur pranë Olsi Mingomata, me të cilin ka kërcyer dhe ka shkëmbyer puthje pa fund. Dihet tashmë pasioni i shfrenuar i Olsit për femra dhe puna që ka ia mundëson njohjen me shumë prej tyre, por kësaj here mesa duket e preferuara e tij ka qenë Klodi, një vajzë e cila brenda shtëpisë së “Big Brother” ka ndenjur larg djemve, duke pohuar se nuk ishte futur aty për të pasur një lidhje. 
Me sa duket, gjithë ai tension i akumuluar të cilin ajo e ka shkarkuar shpesh edhe tek ushqimi, tani që është pa prezencën e kamerave mund ta kalojë ndryshe, veçse duke u dëfryer edhe pranë një mashkulli dhe Olsi është aty për t’i dhënë një ndihmë. Por, problemi është se me të vërtetë nuk janë kamerat, por është paparaci. 
shko