e shtunë, 19 mars 2011

Agnesa Vuthaj në zi, humbet të atin


Bukuroshja Agnesa Vuthaj është në zi, pasi ka humbur dy ditë më parë të atin e saj. Ish-Missi ka ndarë dhimbjen e saj edhe përmes FB, ku ka shkuar: “U prefsh në paqe babai im”, ndërsa ka vijuar me të dhënat për ceremoninë funebre që u zhvillua dje pasdite në Istog të Kosovës.
Dhjetëra e qindra komente ngushëllimi kanë mbushur profilin e saj në FB, edhe pse nuk dihet nëse ajo do të jetë e pranishme për pjesën e parë të spektaklit “Dancing with the stars Albania”, që fillon këtë javë që vjen dhe ku Agnesa është një nga 12 personazhet pjesëmarrëse. Pak ditë më parë, pikërisht më 9 mars, edhe kolegia e Agnesës, Diellza Kolgeci, e cila së fundmi është angazhuar në spektaklin “E diell”, ka humbur të atin në moshën 64-vjeçare. Remzi Kolgeci njihej në Kosovë si kryetar i Kryesisë së Kosovës në fund të viteve ‘80. Kjo ka qenë një humbje e madhe edhe për Diellzën, e cila ka vendosur të pezullojë disa aktivitete, të cilat është duke kryer kohëve të fundit si prezantuese./vipat
shko