Kemi parë që kanë vënë flokë, thonj dhe plot ndryshime të tjera për të qenë sa më të hijshme para kamerave të cilat do t’i fokusonin non stop. Vajzat pjesëmarrëse në “Big Brother” në përgjithësi kanë qenë të bukura dhe kanë influencuar jo pak falë pamjes së tyre për
simpatitë dhe antipatitë që kemi krijuar për to. Por Mirjeta ka menduar diçka tjetër, ajo ka bërë gjoksin me silikon.Po të vini re me vëmendje fotot e saj verën e kaluar, ajo e ka gjoksin pothuajse të sheshtë, ndërkohë që tani që kemi mundësi ta shohim edhe me rroba banjo, në vend të atij gjoksi të vockël, shohim dy topa të bëshëm që për hir të së vërtetës ia shtojnë akoma më shumë sensualitetin.
Njëherë Shkëlqimi e pat pyetur nëse e kishte gjoksin të bërë dhe Mirjeta e kundërshtoi, madje i tha të pyesë Marjelin nëse nuk e besonte duke nënkuptuar se ai ia kishte ekzaminuar më mirë. Po nëse Mirjeli nuk merr vesh fare nga kjo punë, a nuk do ishte më mirë të gjendej një dorë eksperte që të na e shuante njëherë e mirë këtë dilemë?/pan