e premte, 4 mars 2011

Lady Gaga shokon sërish

Lady Gaga ka provokuar reagime të forta pas paraqitjes në revynë e modës të Thierry Muglerit në Paris, dhe pas kryerjes së punës dëshiroi të zbavitet pak. Me pjesën tjetër të elitës u nis në një mbrëmje për t’u zbavitur në restorantin parisien “Maxim’s”. Gjatë rrugës, këngëtarja kontroverse ua prezantoi fotografëve kombinimin spektakular të veshjeve, transmetojnë agjencitë. 

Në kostumin me model leopardi, ku i shiheshin mbathjet e bardha, Gaga vazhdoi deri në restorant. Kishte të veshur çizme të pazakonta dhe askush nuk e kishte të qartë sesi mund të ecte. Me një gotë shampanjë në dorë, këngëtarja vazhdoi në daljen e natës. /kn
shko