“Sonte e njoftova Këshillin Drejtues të Partisë Fryma e Re për tërheqjen time nga FER-i. Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të cilat tani gëzojnë legalitet, por jo edhe legjitimitet, Partia FER ka pasur obligim politik dhe publik të veprojë në përputhje me përgjegjësinë e saj ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Dedës, i cili ka qenë bartës i listës zgjedhore të FER-it në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010.
“Me keqardhje deklaroj se ideja për çfarë edhe është krijuar FER-i është zbehur dhe, si njëri nga bashkëthemeluesit e saj, jap dorëheqje të parevokueshme prej Këshillit Drejtues dhe anëtarësisë, si akt mospajtimi me gjendjen e tanishme brenda partisë. Me këtë rast e shpreh falënderimin tim më të sinqertë të gjithë votuesve dhe përkrahësve të FER-it”, thuhet me tej në deklaratën e Ilir Dedës.
Ai shprehet se “si individ, do të vazhdoj ta jap kontributin si në jetën publike ashtu edhe në atë profesionale, për të njëjtat ideale për të cilat kam punuar në shoqërinë civile dhe në FER.