Disa juristë, të cilët nuk pronocohen zyrtarisht për shkak se thonë se nuk e kanë parë vendimin e plotë, thonë Kushtetuta nuk është shkelur nga Behxhet Pacolli, por nga Jakup Krasniqi,
i cili ka lejuar që votimi të bëhet më vetëm 67 deputetë në salle dhe vetëm me një kandidatë. Sidoqoftë, juristë thonë se do të jetë interesant argumentimi i Gjykatës Kushtetuese që ka vendosur për një interpretim të tillë, në veçanti i dy anëtarëve të saj të cilët votuan kundër këtij vendimi.
Bexhet Pacolli, pas kthimit nga kryeqyteti francez, Parisi nuk është prononcuar fare për media në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendimin për zgjedhjen e tij e ka vlerësuar si antikushtetuese. Sipas gazetarëve të mediave kryesore të vendit, të cilët kishin dalë për të marrë një prononcim të Pacollit, ai nuk ka dalur nëpr qendrën VIP, ku udhëtojnë zyrtarët e lartë të shtetit, por nga një anë tjetër.
“ Nuk mund të merrnim asnjë prononcim për shkak se Behxhet Pacolli doli nga një anë tjetër, nga ku nuk e prisnim fare. Nuk kemi munur as të incizojmë as automjetetet që kishin dalur për të pritur”, tha një gazetare e televizionit Klan për Qendra.Info.
Gjykata Kushtetuese mori sot vendim me 5 vota pro dhe dy kundër, për ta cilësuar si antikushtetues zgjedhjen e Behxhet Pacollit për president, duke u thirë në mungesën e dy të tretës së parlamentarëve në Kuvend dhe mungesën e kundërkandidatit në zgjedhjen e Presidentit.
Vendim për shpallejn antikushtetuese zgjedhjen e President i ka gjetur në befasi juristët e vendit. Njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, tha për portalin Qendra. Info se nuk mund të pronocohet pa parë vendim e plotë të kushtetueses. /qendra/