e hënë, 28 mars 2011

Plan për ta vrarë Tatlisesin në spital


Policia turke dyshon se Partia e Punës e Kurdistanit qëndron pas sulmit ndaj  këngëtarit më të popullarizuar të vendit. Pas dështimit të likvidimit ka pasur plan B  dhe është tentuar organizimi i një sulmi të dytë në spitalin ku është shtrirë Ibrahim Tatlises, transmeton Sabah.

Policia ka gjetur email të koduar, shënime dhe një plan i ndërtesës së spitalit në shtëpitë e të dyshuarve të PPK të cilët janë arrestuar për dyshime të organizimit dhe sulmit.
PPK e donte të vdekur Tatlisesin përshkak se ai ishte afruar shumë me partinë  që po qeverisë vendin - Partia për Drejtësi dhe Zhvillim. "Mbaroni punën", ishte shënimi që u gjet në një letër.
PPK ka 2 dekada që lufton për pavarësi politike nga Turqia. 
Kurdët numërojnë 12 milion banorë në Turqi. Gjatë këtyre viteve të luftimeve jetën e kanë humbur më shumë se 30,000 persona. PPK është klasifikuar si organizare terroriste nga ana e SHBA-ve dhe BE-së.
shko