e enjte, 3 mars 2011

Ndalohet shitja e “Jaffa” keksit në Malishevë

Pas urdhëresës së inspektorit sanitar të Kosovës, inspektorët komunalë kanë bllokuar produktin “Jaffa Keks” në tregun e
Malishevës.


 “Duke vepruar sipas urdhëresës së inspektorit sanitar të Kosovës, inspektorët komunalë kanë dalë në terren dhe pasi kanë inspektuar të gjitha depot dhe pikat e shitjes, kanë bërë bllokimin e këtij produkti, deri në një vendim tjetër”, ka thënë Ismet Kafexholli, drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, njofton “Zëri”.

“Kemi bllokuar shitjen e këtij produkti, për arsye se, sipas analizave, ky produkt përmban sasi të mëdha të fotoiniciatorit benzofen dhe 4-metilbenzofen, të cilët përmes foljes plastike kalojnë lehtë në keks dhe konsumimi i këtij produkti paraqet rrezik për shëndetin publik”, ka thë Kafexholli.
Produktet “Jaffa Keks” janë prodhim i kompanisë “Crvenka” nga Serbia, kurse analizat nga autoritetet sllovene kanë treguar se ai si produkt përmban sasi të materieve që paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Ndalimi i saj është bërë para ca ditësh edhe në Pejë./kn
shko