e enjte, 3 mars 2011

Pacolli në rivotim?

Gjykata Kushtetues e Kosovës ka nisur në drejtim të krerëve të shtetit, Behgjet Pacolli e Jakup Krasniqi, kërkesën që brenda 15 ditësh t’i dorëzojnë  kushtetueses versionet e tyre lidhur me procedurat e votimit për zgjedhjen e presidentit me 22 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Enver Hasani për KTV-në, në emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Hasani ka thënë nuk do të paragjykojë për vendimin por, sipas tij, Gjykata ka para vetes dy opsione: të thotë se ka shkelje për këtë arsye apo atë, apo ta hedhë poshtë për shkak të vakuumit të mundshëm ligjor.
“Nëse vërtetohet se ka pasur shkelje të Kushtetutës, atëherë procedura duhet të kthehet nga pika zero. Me këtë nënkuptohet se presidenti nuk ka nevojë të japë dorëheqje por duhet t’i kthehet edhe një herë garës në Kuvend”, është shprehur Hasani.
Sa i përket deklarimit të shefit të ICO-së, Pieter Faith, se nuk ka shkelje të Kushtetutës, Hasani nuk ka folur shumë, por ka thënë se Faith ka obligim të interpretojë pakon e Ahtisaarit, siç e ka obligim Bühleri të interpretojë punët e KFOR-it. /kn
shko