e shtunë, 5 mars 2011

Pizaro dhe Borielo zihen, Roma fiton

Ujkesha romake me golin në pikën përfundimtare, feston në mysafiren me Leçen me 2:1. Para kryerjes së penalit, ka pasur një zënkë gojore mes David Pizaros dhe Marko Borielo për atë se kush do të gjuaj gol. Këtë herë topin e mer Çilianeci dhe gjuan me sukses prej 11 metrave. 

Nikoqirët ishin në afërsi të pikës,  por është dënuar loja me dorën e Munarit në minutën e gjashtëmbëdhjetë, pas së cilës ishte bërë dënimi më i rëndë për ekipin e Romës. 

Rezultatin e hapi ish futbollisti i Romës Mirko Vuçiniq, ndërsa malazezi nuk gëzohej kundër ish ekipit të tij.

Leçe ka arritur të kthehet nëpërmjet Xhakomacit pas asistencës së Munarit, por pikërisht Munari ishte tragjiku i lojës duke ju dhënë penallti romakëve në minutën 90- të. Me këtë triumf Roma mbeti në vendin e gjashtë, por i plasuari i katër Lacio i merr vetëm dy pikë./zhurnal  
shko