e shtunë, 5 mars 2011

Seks Mirjeta dhe Marieli, Nëna e Marielit: “Nuk dua ta komentoj”

Pohimi që Mirjeta u bëri dy banoreve të tjera të shtëpisë së “Big Brother”, se ajo dhe Marieli kanë pasur marrëdhënie intime në shtëpi, është bërë lajmi i javës. Kjo edhe për vetë kushtet e shtëpisë, vrojtimit që i bëhet asaj, por edhe faktit që banorët flenë të gjithë në një dhomë, shkruan Mapo
Se kur ka ndodhur çasti intim mes çiftit, nuk është pohuar prej Mirjetës, për shkak të sikletit, por mendohet se gjithçka ka ndodhur natën. Megjithëse duhet thënë se kjo javë në “Big Brother” s’ka qenë aspak e qetë mes Mirjetës dhe Marielit. Ata kanë pasur shpesh debate për gjëra të ndryshme. 

Kështu, Marieli është bërë i vëmendshëm ndaj çdo gjëje që thotë dhe bën Mirjeta. Ai ka debatuar dhe mes të tjerave është bërë xheloz, pasi Mirjeta ka fjetur në kraharorin e Petritit. Edhe pse Mirjeta ka komentuar se kjo ishte thjesht diçka miqësore, pasi ajo ndihet mirë me shoqërinë e Petritit.

“Doja thjesht të thosha, që mos bësh gjëra që nuk të pëlqejnë, kur i bëjnë të tjerët” i thotë Marieli, Mirjetës, duke iu referuar diskutimit të gjatë për një prekje të Ermelës ndaj Marielit, e cila u mor si flirt. 

Marieli i thotë se ai nuk po ia thotë këto gjëra sepse është xheloz, por sepse nuk është diçka e mirë që sheh Mirjetën të bëjë të njëjtat gabime, për të cilat ata kanë debatuar. 

Ashpërsia e Marielit duket se është e ndikuar edhe nga takimi me nënën e tij fundjavës së kaluar. Pikërisht për rrëfimin e Mirjetës, në kontaktuam me Majlindën (nënë e Marielit) por ajo e zhgënjyer disi, nuk pranoi të jepte asnjë prononcim duke thënë “nuk kam komente”/toplajm
shko