e enjte, 31 mars 2011

Pjaniq kërkon mëshirë nga UEFA

Mesfushori i Olympique Lyon, Miralem Pjaniq ka kërkuar që UEFA të jetë mëshirë dhe mirëkuptim para se të marr vendimin për të përjashtuar këtë Federatë nga anëtarësia e saj.
Federata e atjeshme e futbollit, nuk ka arritur t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në statutin e vet. 


Siç dihet, UEFA, e ka paralajmëruar FFBH-në se do të suspendohet nëse nuk arrin ta ndërrojë statutin e vet dhe ta përshtatë atë me shtëpitë evropiane dhe botërore, për ç’gjë, 1 prilli do të jetë momenti i fundit. “Situata është shumë serioze, dhe nuk ka futbollist që nuk është në njëfarë shoku. Kjo situatë është dramatike dhe për adhuruesit tanë. 


Shpresoj që UEFA dhe FIFA të bëjnë lëvizje të mençura”, tha Pjaniq. Ai shpreson që përfaqësuesja e tij, të mos përjashtohet nga eliminatoret e Kampionatit evropian. “Ne futbollistët, jemi pengje të njerëzve të paaftë, të cilët mendojnë vetëm për interesin dhe profitin personal. Atyre nuk u intereson fare kombëtarja”, tha Pjaniq. “Ata nuk janë njerëz që e duan futbollin. 


Ne e duam shtetin tonë dhe dëshirojmë t’i mbrojmë ngjyrat e saja. Bosnja dhe Hercegovina, është shtet i varfër, dhe mos ia merrni edhe futbollin”, shprehet Pjaniq./q.i/
shko