"Unë e dua trupin tim edhe pse nuk është perfekt. Unë vetëm se ndjehem seksi dhe nuk dua të bëj ndonjë ndryshim në të. Unë ndjehem komod dhe kjo gjë nuk është e pashëndetshme".
Fakti që këngëtarja e hitit "Umbrella" është e kënaqur me format e saj është një gjë e mirë pasi që ajo pohon se nuk është fanse e të shkuarit në palestra sportive.
"E urrej të shkoj në palestër. Urrej çdo gjë që është shumë rutinë dhe shumë e zakonshme. Mërzitem shumë -shumë shpejtë", rrëfen Rihanna.
Ajo pohon se kurrë nuk ka qenë person që i është bashkuar turmës.
"Kur unë ishe 14 vjeçe, atëherë kur fillova të dilja, gjithmonë kam dashur të dukem ndryshe ngë të tjerë. Gjithmonë kam pasur të veshur një bluzë polo, pantallona, atlete ndërsa kapelën e vija mbrapsht. Vetëm kështu nuk do të dukesha sikurse vajzat e tjera", thotë këngëtarja Rihanna.