dhe ai shumë shpejt pritet t'i bashkohet skuadrës në stërvitje, shkruajnë mediat gjermane të hënën.
Kastrati u lëndua gjatë ndeshjes me Cottbusin, pas përplasjes në ajër me mbrojtësin Markus Brzenska. Mjekët konstatuan lëndimin e kokës, të shpinës dhe një tronditje në tru.
"Familja e Flamurit është së bashku me të dhe të gjithë mjekët janë optimistë se ai shumë shpejt do të shërohet dhe do t'i bashkohet ekipit", ka thënë drejtori i spitalit në Cottbus, Thomas Erler. "Pasojat e traumës janë të shërueshme".
Trajneri i Osnabruckut, Karsten Baumann tani është paksa më i qetë, kurse njësojë ndjehen edhe drejtuesit dhe futbollistët e skuadrës së Cottbusit. Madje këta të fundit i kanë bërë edhe një vizitë Kastratit në spital.
"Gjendja e Kastratit ishte stabile dhe lojtari ishte pak i shqetësuar, por mbi të gjitha shumë i orientuar", tha zëdhënësi i Cottbusit, Lars Toffling.
Ndërkohë, mbrojtësi i Cottbusit që u përplas me Kastratin, Brzenska lutet për kundërshtarin e tij.
"Lutem dhe shpresoj që gjendja e tij të jetë mirë", tha Brzenska.
Kastrati gjatë dimrit u huazua te skuadra e Osnabruckut, që garon në Bundesliga 2 nga Twente deri në fund të këtij edicioni. Ai te Osnabrucku deri më tani ka zhvilluar nëntë ndeshje dhe ka shënuar tre gola./kn/