Bëhet fjalë thjesht për një përkim, por ai i numrit 11 mund të quhet një mallkim. Edhe bota e kinemasë i ka dedikuar një film horror këtij numri “11.11, frika ka një numër të ri”, prodhim i 2010-s, me regji të Michael Bafaro. Duket sikur derdhja e gjakut është vërtet e lidhur me këtë datë... Gjithçka nisi nga
i famshmi 11 shtator 2001, me sulmin e planifikuar nga Al Qaeda ndaj “Twin Tower” në New York, simbol i hyrjes në shekullin e ri. Aty u regjistruan qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur. Tre vite më pas, 11 mars 2004, një grup terroristësh hedh në erë katër trena në Madrid, duke provokuar 191 të vdekur dhe thuajse 2000 të plagosur. Shembulli i fundit është tërmeti i sotëm në Japoni, më 11 mars 2011. Mund të jenë koincidenca, por nga ato vërtet të pabesueshmet. Data e radhës është 11 maji i këtij viti, kur thuhet se një ekspert tërmetesh ka parashikuar tronditje sizmike në Romë... Nëse do të konkretizohet tragjedia edhe këtë radhë, atëherë mund të mos flitet thjesht për rastësi.
Numri 11 Rastësi apo mallkim
- New York City përmban 11 shkronja
- Shteti Nju Jork është nr 11 në SHBA.
- Afganistan përmban 11 shkronja.
- "Pentagoni" përmban 11 shkronja.
- Ramsin Yuseb përmban 11 shkronja.
- Xhorxh W. Bush përmban 11 shkronja.
Ju do thoni, deri tani rastësi e thjeshtë?
- Fluturimi i parë që goditi Kullat Binjake ishte fluturimi 11.
- Fluturimi nr 11 kishte 92 pasagjerë, duke i dhënë përmbledhje 9+ 2 = 11.
- Fluturimit i dytë Nr 77, kishte 65 pasagjerë pra 6+ 5 = 11.
- Tragjedia u mbajt më 11 shtator, pra 11/9 (1+1+9=11).
- Data përputhet me numrin e urgjencës 911 ose 911=9+1+1=11.
Dhe tani bëhet edhe më e çuditshme ...
- Numri i viktimave në 2 avionë ishte 254 pasagjerë 254 : 2+5+4=11.
- 11 shtatori është dita e 254 e vitit: 2+5+4=11.
- Nga 11 shtatori deri në fund të vitit mbesin 111 ditë Nostradamus (11 shkronja) ka parishikuar shkatërrimin e Nju Jorkut ne Kapitulli 11.
Dhe këtu bëhet edhe më shumë shqetësuese ...
- Sulmi në Madrid vrau 209 persona (2+9=11) ndodhi më 11.03.2004 = 1 +1 +3 +2 +4 = 11.
- Së fundi, vlen të shtohet se Kullat Binjake në format e tyre na kujton numri 11 dhe trenat në Madrid ishin parashikuar të hidhen në stacionin e tyre kur ata të kryqëzohen (11 nga lart)
Pra?
Rastësi apo numri 11 është me të vërtetë i mallkuar dhe i pafat?
666 numri i mallkuar...
Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.
Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Numri 11 Rastësi apo mallkim
- New York City përmban 11 shkronja
- Shteti Nju Jork është nr 11 në SHBA.
- Afganistan përmban 11 shkronja.
- "Pentagoni" përmban 11 shkronja.
- Ramsin Yuseb përmban 11 shkronja.
- Xhorxh W. Bush përmban 11 shkronja.
Ju do thoni, deri tani rastësi e thjeshtë?
- Fluturimi i parë që goditi Kullat Binjake ishte fluturimi 11.
- Fluturimi nr 11 kishte 92 pasagjerë, duke i dhënë përmbledhje 9+ 2 = 11.
- Fluturimit i dytë Nr 77, kishte 65 pasagjerë pra 6+ 5 = 11.
- Tragjedia u mbajt më 11 shtator, pra 11/9 (1+1+9=11).
- Data përputhet me numrin e urgjencës 911 ose 911=9+1+1=11.
Dhe tani bëhet edhe më e çuditshme ...
- Numri i viktimave në 2 avionë ishte 254 pasagjerë 254 : 2+5+4=11.
- 11 shtatori është dita e 254 e vitit: 2+5+4=11.
- Nga 11 shtatori deri në fund të vitit mbesin 111 ditë Nostradamus (11 shkronja) ka parishikuar shkatërrimin e Nju Jorkut ne Kapitulli 11.
Dhe këtu bëhet edhe më shumë shqetësuese ...
- Sulmi në Madrid vrau 209 persona (2+9=11) ndodhi më 11.03.2004 = 1 +1 +3 +2 +4 = 11.
- Së fundi, vlen të shtohet se Kullat Binjake në format e tyre na kujton numri 11 dhe trenat në Madrid ishin parashikuar të hidhen në stacionin e tyre kur ata të kryqëzohen (11 nga lart)
Pra?
Rastësi apo numri 11 është me të vërtetë i mallkuar dhe i pafat?
666 numri i mallkuar...
Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht, konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, gjegjësisht, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës.
Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri magji-zeze që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta, e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse, që nga kohët e lagëta, e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e saj të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhjatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe numër është 666". Sipas interpretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", një kohë të gjatë duhet të sundojë me njerëzimin dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishëm të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste.
Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë. (ku nuk do të ekzistojë koha). Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale. Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI.
Ai, përpos faktit se, sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një germë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik. Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zeze, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666.
Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Ta zëmë, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi dhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, përbëhet nga 666 dritaret qelqore dhe e njëjta është ndërtuar me urdhër të vetë presidentit francez Zhak Shirak.
Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të instuticioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë burrështetasi dhe politikani anglez Tomas Mekolli.
Ai konstatonte se "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar
Numri 666, simboli i së keqes
Numri 666, që nga fillimet e krishterimit, së pari tek përkrahësit e kësaj feje, e më vonë edhe më gjerë, ka shkaktuar dhe ende shkakton një frikë, përbuzje dhe në përgjithësi një besim të fortë që ndjell të keqen. Një drojë e madhe, së cilës iu dha edhe një pompozitet i madh publicistik në botë, u shfaq më 06.06.2006, sepse treguesit kalendarik të datës (dita, muaji dhe numri i fundit i vitit) ishin në përputhje të tri gjashtësheve që formojnë numrin treshifror 666, për të cilin besohej të jetë i mallkuar.
Numri 666, simboli i së keqes
Numri 666, që nga fillimet e krishterimit, së pari tek përkrahësit e kësaj feje, e më vonë edhe më gjerë, ka shkaktuar dhe ende shkakton një frikë, përbuzje dhe në përgjithësi një besim të fortë që ndjell të keqen. Një drojë e madhe, së cilës iu dha edhe një pompozitet i madh publicistik në botë, u shfaq më 06.06.2006, sepse treguesit kalendarik të datës (dita, muaji dhe numri i fundit i vitit) ishin në përputhje të tri gjashtësheve që formojnë numrin treshifror 666, për të cilin besohej të jetë i mallkuar.
Numri 666, te shumë popuj, përgjithësisht konsiderohet si kodi i djallit dhe simbolizon të keqen, mallkimin, ferrin, antikrishtin, çdo gjë që ndërlidhet me anën e kundërt të së mirës. Jo vetëm te popullata e zakonshme, por në botë ekzistojnë shumë vëllazëri të magjisë së zezë që këtë numër e kanë si kod të kontaktit ritual të nënshtrimit ndaj forcave të errëta e që konsiderohen si ndikime polare antagoniste kundrejt së mirës.
Edhe pse që nga kohët e largëta e deri te ditët e sotme, me këtë numër manipulohet mjaft, shumica prej nesh nuk e dinë burimin e tij të vërtetë. Në fakt, numri i mallkuar 666 për herë të parë përmendet në Dhiatën e Re, ku në lidhje me të thuhet se: "...nëse doni të kuptoni, duhet ta përllogaritni numrin e bishës, sepse ai numër është numri i njeriut dhe ky numër është 666".
Sipas intepretimeve të vjetra, "Egërsira e madhe 666", apo ndryshe "ANTIKRISHTI", duhet të sundojë me njerëzimin një kohë të gjatë dhe ky sundim do të zgjasë në paraqitjen e sërishme të JEZUSIT, i cili, pasi të shfaqet në tokë, do ta mposhtë atë duke e shpëtuar njerëzimin nga ky kataklizëm që e priste. Pas kësaj periudhe, do të mbretërojë një etapë e re e artë e pakohësisë (ku nuk do të ekzistojë koha). Identiteti i personalitetit të mallkuar bishë, me shekuj ka qenë objekt i spekulimeve sensacionale.
Duke shfrytëzuar sistemin antik të numerologjisë, çdo gjeneratë ka tentuar ta gjejë numrin 666 në emrat apo në detajet e tjera biografike të personaliteteve të shquara historike që janë dalluar me veprat e tyre mizore. Ky fokus, më së shumti ishte i përqendruar tek pushtuesit dhe sundimtarët tiranë, diktatorët e ndryshëm, si dhe prijësit e mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore. Një kohë të gjatë, si prioritet në "top listën" e personaliteteve më të egra të historisë njerëzore ka qenë imperatori i çmendur romak NERONI.
Ai, përveç faktit se sipas rregullave të numerologjisë, për të përmbushur kriterin e vlerës së 666, emrit të tij i mungonte dhe një gërmë "N", ai, sot e kësaj dite, ende e mban këtë prioritet. Me një keqardhje ndaj kundërshtarëve të shumtë të tyre, Napoleoni, Hitleri dhe Stalini kanë rënë nga kriteret e këtij klasifikimi numerologjik.
Në vitet e fundit, mbreti i pakurorëzuar i prapësisë, egërsisë dhe të keqes, okulisti Alister Krol, themeluesi i vëllazërisë magji-zezë, e quajtur "Agimi i artë", i cili ka vdekur më 1947, sinqerisht ka besuar se pikërisht ai është "egërsira Antikrisht" që fshihet prapa numrit 666. Vetë, me plot krenari, publikisht nënshkruhej si "Egërsira e madhe 666", ose si "TOMEGA THERION", që nga gjuha greke do të thotë egërsirë apo bishë, e që sipas sistemit hebraik të përllogaritjes numerologjike, përfitohet numri 666.
Numri 666 mund të haset edhe në simbolikën e vëllazërive të ndryshme masonerike, të cilën ata e kanë shprehur si identitet edhe në nivele publike me karakter shtetëror. Për shembull, konstruksioni artistik i piramidës së madhe e ndërtuar nga qelqi përbëhet nga 666 dritaret qelqore ashtu si edhe profilet e hekurit në hyrje të muzeut të LUVRIT në Paris, që është ndërtuar me urdhër të vetë Presidentit francez Zhak Shirak.
Në anën tjetër, okulistët dhe përkatësit e vëllazërisë shpirtërore tejet të përhapur në botë e quajtur "Newage" (Gjenerata e re), në kërkim të institucioneve zyrtare që përputhen me numrin e mallkuar, kanë regjistruar se shërbimi postar i Britanisë së Madhe në ishujt e Foklandës, më vitin 1982, ka pasur numrin 666, ndërsa një komentim më autentik të mundësisë së lidhjes shtetërore britanike me këtë numër e ka dhënë politikani anglez Tomas Mekolli.
Ai konstatonte se, "bisha numerike biblike" është e fshehur prapa institucionit të njohur shtetëror britanik me 666 anëtarë. Këtu Mekolli e kishte fjalën për Parlamentin e Britanisë së Madhe, i cili, me deputetët dhe gjithë personelin tjetër teknik të punësuar në të, numëron gjithsej 666 njerëz të angazhuar.
Ndoshta kjo hamendje na duket paksa e tepruar, por shumica sot mendojnë se Mekolli s'ka gabuar edhe aq. Në fund, droja e vitit për përputhshmërinë e datës 06.06.2006, me simbolikën e numrit 666, edhe përveç publicistikës së madhe, nuk u tregua i saktë, por ende mbetet e paqartë se, pse mediat e posaçërisht ato me rëndësi të madhe botërore, i dhanë një rëndësi të madhe?
Numri 13 është në qendër të shumë supersticioneve
Termi teknik për të përshkruar frikën nga numri 13 është triskaidekafobi, dhe për frikën e së premtes së 13 paraskevidekatriafobi. Për disa njerëz numri 13 mund të sjellin lumturinë.
Shumë efekteve të ndryshme në numri 13 e rrethojnë boten, fetare, historike ose matematikore.
Në religjionin e krishterë , shifra 13 është një simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar që solli Jezusin para vdekjes me kryqëzim, shifra 13 u shoqëruar me dhimbje dhe vuajtje e Jezusit. Për të krishterët, 13 i referohet Judas në darkë.
Fobia nga numri 13 mund të vij nga antikiteti.
Në shekullin e katërt para Krishtit Philip II i Maqedonisë, kishte idenë që në statujën e tij të i shtoi 12 zotat. Për fat të keq të tij, ai u vra menjëherë pas kësaj.
Shkronja e trembëdhjetë e alfabetit hebre, lidhet me vdekjen.
Në tarot, e nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur.Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindje.
Kalendarët maja dhe aztekë përmbanin njëzet muaj dhe trembëdhjetë ditë.
Në Babiloni në muajin e 13-të të vitit të brishtë shaqej një korb kobsjellës.
Trembëdhjeta vjen pas numrit dymbëdhjetë, numri simbolizon arritje dhe përfundimin e ciklit në mitologjinë e krishterë, ku ai është një numër i "shenjtë".
Ka 12 muaj në vit, 12 orë në ditë dhe 12 në natë, ka 12 shenja të zodiakut, 12 zotat në Olimp, 12 punimet e Herculesit, 12 fiset e Izraelit dhe 12 Apostujt e Jezusit.
Numri është i ndashëm me 2, 3, 4 ose 6 ndërsa 13 është i ndashëm me vetëm 1 ose vetëm nga vetë ai.
Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon një evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.
13 E Premte
Zanafilla e paragjykimit mund të vijë nga një legjendë nordike.
Të Premten ishte emri i Frigga-se, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë.
Kur nordiket dhe fiset gjermanike janë konvertuar në krishtërimin, Frigga është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrigë.
Që atëherë, çdo të premte, perëndesha plotë pakënaqësi mbledh njëmbëdhjetë shtriganët dhe djallin (pra, ata janë trembëdhjetë!) për bërë komplote keqadashëse gjatë javës në vijim.
Dihet që në antikitet, e premtja ishte një ditë kushtuar perëndeshë së dashurisë, që ajo është quajtur Afërditë, Venus apo Frigga.
Kjo ditë janë konsideruar më të gëzueshmet e javës. Për më tepër, edhe sot, e premtja duket të jetë një ditë me fat për disa popuj dhe komunitete fetare.
Sipas disa studiues biblik, një të premte Adami dhe Eva kanë kafshuar mollën e ndaluar.
Të jesh i 13 në tryezë njofton zhdukjen një prej të ftuarve të pranishëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të gjeni dhomë hoteli nr 13, sepse ajo nuk ekziston.
Indianët e Meksikë e shohin në numrin 13 shenjën e kohës.
Në traditën çifute, 13 është i lidhur me metamorfozë, si simbol i fatit. Kështu, shpesh është konsideruar si një numër fatsjellës./topLajm