e martë, 29 mars 2011

Takohen Thaçi e Pacolli

Në këto momente janë duke mbajtur një takim kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Behgje Pacolli.
Burime të “Bota sot”, bëjnë të ditur se temë e këtij takimi pashmangshëm është vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin është konstatuar shkelje të procedurës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës më 22 shkurt të këtij viti.

Po këto burime bëjnë të ditur se presidenca e Kosovës gjatë ditës së sotme do të dalë me një komunikatë për shtyp për të sqaruar pozicionin e saj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e mbajtjes së një konference për shtyp nga presidenti Behgjet Pacolli, i cili pritet që të sqarojë pozicionin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

shko