e premte, 4 mars 2011

Thaçi ftohet në Samitin e Liderëve të Ndryshimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan.
Në takim, ambasadorja e Turqisë, i ka dorëzuar Thaçi ftesën e kryeministrit të Turqisë, Erdogan për të marrë pjesë në Samitin botëror të Liderëve të  Ndryshimeve, që do të mbahet nga 14 deri në 15 mars në Stamboll. Samiti i Liderëve të Ndryshimeve, që mbahet çdo vit në Stamboll, synon të krijojë një platformë të diskutimeve lidhur me ndryshimet globale në fushën e ekonomisë, politikës dhe atë sociale, duke mbledhur në këtë takim akademikë,

përfaqësues të biznesit, politikanë dhe liderë nga vende të ndryshme, personalitete
të cilët udhëheqin ndryshimet në vendet e tyre dhe më gjerë Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë.


Ambasadorja Ozan fillimisht i ka përcjellë kryeministrit Thaçi urimet më të përzemërta të kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen në z.Thaçi në postin e kryeministrit dhe formimin e institucioneve te reja të Republikës së Kosovës dhe ka shprehur bindjen se kabineti i ri qeveritar do të thellojë përkushtimet për implementimin përmbajtësor të reformave të gjithanshme në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve kosovare për mbështetjen që vendi mik, Republika e Turqisë i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e çlirimit, atë të pavarësisë dhe tani në procesin e zhvillimit dhe integrimit.

Në vazhdim, kryeministri Thaçi ka theksuar është vullnet i plotë i Qeverisë së Republikës së Kosovës që bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona mike të forcohet në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Në takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, kryeministri Thaçi ka folur edhe për
vizionin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që siç ka potencuar
kryeministri Thaçi është fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit, qeverisja e mirë dhe transparente, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenia sociale për qytetarët tanë.

Po ashtu, një nga objektivat e rëndësishme të qeverisë së re është edhe forcimi i
bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë me të gjitha vendet e rajonit, duke besuar se në këtë mënyrë i kontribojmë paqes, stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në strukturat euro-atlantike - u shpreh z.Thaçi./kn
shko