Pacolli do t’i ketë gjithsej trembëdhjetë këshilltarë, prej të cilëve dhjetë të brendshëm që do të paguhen nga buxheti i Kosovës dhe tre të tjerë të jashtëm, të cilët nuk do të marrin para nga taksapaguesit kosovarë.
Ibrahim Gashi, këshilltari i parë i presidentit Pacolli, njëherësh edhe shef i stafit politik, i ka treguar të premten gazetës emrat e njerëzve që do ta “furnizojnë” me këshilla presidentin Pacolli.
“Ibrahim Gashi, këshilltar i parë dhe shef i stafit politik, Naim Maloku, këshilltar për siguri, Fatos Makolli, këshilltar për siguri publike, Ilir Shala, këshilltar për çështje ligjore, Shpend Kallaba, këshilltar për marrëdhënie me jashtë dhe protokoll, Kushtrim Bajrami, këshilltar për misione diplomatike, Nebojsha Toshevski, këshilltar për komunitete, Arbër Geci, këshilltar për rini dhe sport, Ardian Kastrati, këshilltar për marrëdhënie me publikun, dhe Shefki Abdullahu, këshilltar për pushtet lokal dhe politika sociale”. Pos tyre, Gashi ka numëruar edhe këshilltarët e jashtëm.“Ata janë: Blerim Reka, këshilltar për integrime evropiane, Mentor Nazarko, për media, dhe Jetlir Zyberaj për media”, ka treguar Gashi.
Këshilltari kryesor i Pacollit ka thënë se numri i kolegëve të tij mund të shtohet vetëm po qe se del në pah nevoja e përfaqësimit të Presidencës në dialogun e Kosovës me Serbinë./kn