Kështu ka paralajmëruar ditë më parë Julian Assange, themelues i web faqes së shumë përfolur dhe të famshme WikiLeaks.
Assange, madje është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë dhe se “skenari arab” do të nxitet nga publikimi i rrjedhjes së informacioneve diplomatike të Ambasadës amerikane në Sarajevë dhe në gjashtë vende tjera të rajonit.
“Ky mbase është një model, sipas të cilit kur informacioni do të publikohet, do të ndikojnë të gjithë rajonin”, ka deklaruar Assange për mediat boshnjake, ka transmetuar BallkanWeb.
Ai ka pretenduar se po ashtu revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ishin të ndikuara nga publikimet e Web faqes së tij./kn/