e diel, 10 prill 2011

Beyonce në fushatën kundër obezitetit (video)

Atë që nuk ka arritur kuzhinieri britanik, Jamie Oliver, do të përpiqet ta bëjë këngëtarja e njohur Beyonce.
Ajo i është përgjigjur zonjës së parë amerikane, Michelle Obama, që të jetë promotore e fushatës kombëtare “Shkojmë! Hajde të ushtrojmë të gjithë”, e cila ka si synim të eliminojë epideminë e obezitetit midis të rinjve. 

Së shpejti, nxënësit në të gjitha shkollat amerikane do të ushtrojnë me taktet e këngës “Get Me Bodied”, hitit të madh të këngëtares, e cila është bërë për qëllim të fushatës, transmetojnë mediet amerikane. 


Videoja me këtë këngë, seria e ushtrimeve dhe këshillat për ushqimin e shëndetshëm do t’i dërgohet të gjitha institucioneve arsimore, që paraqet përpjekjen më të plotë në luftën kundër obezitetit të të rinjve./kn


shko