Andaj, nuk është çudi që fëmijët shpesh ndihen të vetmuar, gjë që thuhet se më së vështiri e ndjen vajza Shiloh, për ç’arsye Bradi është goxha i prekur.
“Shiloh e ka lutur Angelinën që të pushojë të udhëtojë, sepse nuk do që nënën ta ndajë me të tjerët. Bradit i dhemb zemra kur sheh se fëmijë qajnë për arsye se nuk e kanë afër nënën e tyre. Me gjasë nuk e ka lehtë a Angelina, e cila me të gjitha forcat e veta përpiqet të jetë e përkushtuar për familjen dhe të kalojë sa më shumë kohë me të”, tha një burim i afërt me çiftin e aktorëve.
Para një kohe ky burim pati thënë se Angie dhe Bradi janë shumë të kënaqur me familjen e tyre të numërt dhe se nuk e kanë ndërmend të birësojnë më asnjë fëmijë.
“Nëse Angelina do të ketë edhe një fëmijë, ai do të jetë vetëm fëmija i saj biologjik”./k.n