Këngëtarja Nora Istrefi ka mohuar thashethemet sipas së cilave ajo ka vënë kurorë me të fejuarin e saj prej disa vitesh, Robert Berishën. Këngëtarja pra, pavarësisht dëshirës së shumë fansave për të parë me fustan të bardhë, nuk është martuar ende.
Të paktën kështu ka thënë nëpërmjet telefonit motra e Norës, Nita, e pyetur pas një thashethemi të transmetuar në një emision televiziv në Kosovë. “Nuk është e vërtetë që Nora ka vënë kurorë me Robertin”, – është shprehur e motra e këngëtares seksi.
Duket se familja e Norës e ka mohuar këtë lajm, ndërkohë që në një intervistë të pak ditëve më parë edhe vetë këngëtarja është shprehur që ajo me Robertin nuk kanë pasur ndonjëherë probleme që do ta çonin deri në ndarje. “Përkundrazi, lidhja ime me Robertin po përjeton ditët më të mira”, – ka thënë Nora, por duke theksuar se nuk e ka në plan martesën. “Po e shijojmë fejesën, por gjithsesi fejesa jonë do të kurorëzohet në të ardhmen”.
Sipas Norës, të jesh e dashuruar në një koleg është një ndihmesë që e favorizon lidhjen e një çifti, pasi ka tolerancë dhe mirëkuptim mes njëri-tjetrit”. Këtë vit, këngëtarja brune ka paralajmëruar edhe disa hite të reja, por ato i ka lënë që t’i promovojë më vonë.