e premte, 22 prill 2011

Ingrid Gjoni si taksiste nëpër Prishtinë

Këngëtarja seksi nga Shqipëria është futur këto ditë në reality-shown që zhvillohet në Kosovë “Vip Shtëpia 2” dhe menjëherë ka rënë në sy për gjallërinë që u ka dhënë banorëve dhe bisedave që zhvillohen aty. 

Para saj, agjente kanë qenë edhe dy këngëtare të tjera, Adelina Tahiri nga Shkupi, si dhe Zajmina Vasjari, ndërsa pas Ingridit pritet të futet edhe Mariza Ikonimi. 

Banorëve që futen në këtë reality-show, gjatë eksperiencës së tyre u duhet të dalin edhe në qytetin e Prishtinës për të bërë taksistin, me qëllim që të sjellin të ardhura për shpenzimet në shtëpi. 


Deri tashti, më shumë të ardhura ka depozituar Bertina Mehmeti, ndërsa mbrëmjen e djeshme këtë detyrë e ka përmbushur këngëtarja Ingrid Gjoni. Duke gjykuar nga fama dhe pëlqimi që ka Ingridi në mbarë trojet shqiptare, ajo do ketë fituar shumë euro, ndoshta duke lënë pas gjithë banorët e tjerë të “Vip Shtëpisë”, raporton Standardi.
shko