e enjte, 21 prill 2011

Përleshje në sfidën Prishtina – Bambi

Fyerjet e tifozëve të Prishtinës, “Plisat” bërë ndaj pjestarëve të njësisë speciale të policisë së Kosovës kanë bërë që situata në ndeshjen basketbollistike, Prishtina – Bambi të eskalojë në dhunë.


Besohet se pjestarët e njësisë speciale të policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë ndaj tifozëve të Prishtinës, përderisa këta të fundit kanë thyer katër vetura të policisë. Nga ky incident janë lënduar tre policë, ndërsa tifozë të Bambit nuk kanë qenë të pranishëm në Prishtinë.


Këtë ndeshje megjithë incidentet e fitoi Prishtina pas vazhdimeve me rezultat 80-73. Ky incident vjen pas incidentit ndëretnik të tifozëve të Trepçës dhe atyre të Bambit në ndeshjen e zhvilluar në sallën Minatori të Mitrovicës javë më parë. /Telegrafi
shko