e premte, 22 prill 2011

Dafina prapë me gjoks të vogël!

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare Dafina Zeqiri, duket se edhe pas ndërhyrjes kirurgjike në gjoks nuk i ka plotësuar dëshirat e fansave të saj.
Gjoksi i ‘rritur’ i Daffyt nuk duket të jetë edhe aq sa pritej pas thashethemeve të shumta që qarkulluan kur ajo shkoj në Maqedoni për këtë punë.

Dafina Zeqiri edhe pas rritjes së gjoksit nuk ka ndryshuar shumë pamjen e saj, duket e njëjtë dhe nuk vërehet se ka pasur rritje të gjoksit, thotë një shoqe e saj derisa nuk donë ti pamendet emri në shkrim.

“Daffy, ka rritur gjoksin vetëm sa për të thënë që ka bërë një ndërhyrje kirurgjike. Atë po të mos e kishin marrë vesh mediat nuk do ta dinte askush se ajo ka pasur operacion plastik”, thotë shoqja e saj, duke treguar me shaka se Daffi si duket akoma mban edhe numrin e njëjtë të bruseve të saj të mëhershme. Siç thotë ajo, është befasuar kur ka parë Daffyn pas kthimit të saj nga Maqedonia. “Unë nuk vërejta ndryshime të mëdha në gjoksin e saj, për të mos thë nuk vërejta farë. Thash me vete pse kishte arsye të bënte aq të madhe atë punë për një ndryshim kaq të vogël. Apo se paku pse e ka pranuar publikisht së ka rritur gjoksin derisa një gjë e tillë as nuk do të mund të vërehet në paraqitjet e saj publike. Por Daffi ashtu është donë të jetë e sinqert me adhuruesit e saj. Unë ja kam parë për të madhe bile pse nuk i ka rritur të paktën deri në një mas sa do të mund t’i kënaqte dëshirat e fansave të saj”, thotë shoqja e Daffyt, duke treguar me pas së ajo ndihet e lumtur edhe me atë ndërhyrje të vogël që ka bërë. 

Dafina Zeqiri, këngëtarja thuajse me e adhuruar e kësaj kohë, ka pranuar publikisht së ka rritur gjinjtë e saj, por ka mohuar së ka bërë operime të tjera në buzë, siç ishte spekuluar në media para disa muajve. Ajo ka thënë së ky është operimi i saj i dytë pas atij në hundë që ju dashtë të operohej pas një incidenti të vogël në Brezovicë kur ishte duke xhiruar një spot. Dafina, prej kur i është nënshtruar këtij operimi është kujdesur që mos të dal shumë transparente me veshjen e saj. Edhe pse kishte disa paraqitje në televizione ajo është kujdesur në veshjen e saj që të mos duket për asnjë moment në këtë pjesë intime të trupit të saj. /vipat/
shko