e premte, 22 prill 2011

Kërkesë e blaugranëve: Pepe të ndëshkohet

Ende nuk janë qetësuar polemikat në qarkullim pas derbit për Kupën e Mbretit, të fituar nga Reali i Madridit kundër rivalit historik, Barcelonës.
Në fakt, shtypi i Katalonisë ka dënuar sjelljen provokuese dhe agresive të lojtarëve të Realit gjatë 120 minutave të finales së Kupës. 

Në veçanti mediet blaugrana drejtojnë gishtin drejt Pepes, që cilësohet fajtor para së gjithash për mënyrën e festimit me një gjest të shëmtuar karshi tifozëve të Barcelonës pas golit të Cristiano Ronaldos. Një provokim ky që, sipas gazetave katalanase, do të duhej të ndëshkohet me një ndëshkim përkatës.  

Indeksonline transmeton shkrimin e gazetës “El Mundo Deportivo”, sipas së cilës lojtari i Realit duhet të pezullohet të paktën për dy ndeshje, siç ndodhi me Giovani Silvan (ish-sulmuesin e Barçës në ‘96 dhe ‘99) për të njëjtin gjest ndaj tifozëve të Madridit./k.n
shko