e enjte, 7 prill 2011

Dorëheqja e Krasniqit, spekulim mediatik

Ndërsa disa media pak më parë njoftuan për dorëheqjen e kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ai i tha “Koha.net” se njoftimet e tilla janë spekulim mediatik.
Jakup Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Parlamentit, bëjnë të ditura burime të Express-it. 

Më herët gjatë ditës, sekretari i Përgjithëm i PDK-së, Krasniqi, nuk mori pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së. Në mbledhje nuk mori pjesë as nënkryetari Fatmir Limaj. 

Këta dy, së fundi, kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj kreut të partisë, kryeministrit Hashim Thaçi. 

Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, i pyetur lidhur me mungesën e Krasniqit e Limajt, tha se ata kanë qenë të zënë me angazhime të tjera. 


Kryesia e Kuvendit diskuton për seancën e jashtëzakonshme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. 

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, Kryesia ka në rend të ditës dy pika - ajo e Zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe Rezoluta në mbështetje të Memorandumit te Marrëveshjes në mes të Behgjet Pacolli,Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, të nënshkruar me 6 prill 2011.
shko