Vendin e parë e ka zënë meksikania, Ines Sainz. 33 vjeçarja është vlerësuar si gazetarja më seksi, për shkak të trupit të saj dhe veshjeve mjaft provokuese.
Ajo është gazetare për “Tv Azteca” në Meksikë dhe mbulon kronikat sportive.
Në botën e medias ajo njihet si “vajzë e keqe” për shkak të se me trupin e saj përpiqet që të bëjë për vete lojtarët dhe provokon gjatë transmetimeve.
Por kjo ndodh vetëm në ekran. Ines është martuar me producentin e emisionit që ajo drejton dhe ka një jetë të rregullt familjare.
Ajo cilësohet si gazetaret që ka intervistuar yjet më të mëdhenj të futbollit në gjithë botën. Në karrierën e saj ajo ka intervista me Ronaldon, Roberto Carlosin, Rivaldon, Zinedin Zidane dhe Lionel Messin.
Po ashtu ajo ka intervistuar edhe yllin e basketbollit, Shaquille O ‘Neal dhe mjaft emra të njohur të futbollit amerikan. Për shkak të pamjes së saj provokuese dhe veshjes, që nuk është gjithmonë e përshtatshme për të parë stërvitjen e lojtarëve, Ines është bërë objekt i ngacmimeve nga lojtarët.
Një vit më parë ajo ishte në qendër të një skandali që ndodhi me skuadrën e futbollit meksikan.
Ines u ankua në media, se gjatë udhëtimit me avion me djemtë e skuadrës kombëtare, ishte ngacmuar nga këtë të fundit seksualisht.