Pas përgjimit të gjatë nga policia, kosovari kishte ngarkuar më 21 korrik 2009 një sasi prej 7.5 kg heroinë në veturën, të cilën kishte huazuar nga një “rent a car”. Policia e kishte përcjellë atë deri në autostradën A6, në drejtim të Corunës dhe në afërsi të qytetit Corgo e kishte ndaluar për kontrollë. Gjatë kontrollit, gjakovari kishte treguar dokumente të falsifikuara të një slloveni, mirëpo policia e kishte të njohur identitetin e tij të vërtetë. Në veturë, policia gjeti heroinën, vlera e të cilës arrin në 300 mijë euro.
Në gjyq, gjakovari ishte përpjekur të heqë fajin nga vetja, duke thënë se ai nuk dinte që ka drogë në veturë, por që i ka marrë 500 dollarë nga një person për ta dërguar veturën nga një qytet në një tjetër, pranë një pompe benzine. Pas konsultimit me avokatin e tij, ai shpjegoi se kishte transportuar disa herë në këtë mënyrë për t’i paguar borxhet e tij.
Policia kishte vërtetuar se droga në veturë ishte përgatitur në një vilë në bregdetin e qytetit Lugo. Pas hetimit të thellë të fakteve u konstatua se vila i takonte një klani të romëve spanjollë, të njohur për trafikim të drogës.