e shtunë, 9 prill 2011

Ilir Deda, këshilltari kryesor i Jahjagës

I reduktoi ambiciet. Nga politikani prominent i Frymës së Re që kundërshtonte politikën e vjetër, Ilir Deda i është kthyer zanatit të vjetër. Këshilltarit politik.
Dikur i kishte shërbyer kryeministrit Bajram Rexhepi, ndërsa tani një presidenteje. 

KTV raportoi se “Ilir Deda do të jetë këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga”, duke ngjitur shkallët e pushtetit.

Deda bashkëthemeloi partinë e FER-it, me një klasë të re politikanësh, por në pak javë dështoi me të në zgjedhje për tu larguar përfundimisht. Si i papunë, Ilir Deda në institucione, duke i shërbyer një politikaneje të re, që u gatua nga politikanë të vjetër: Thaci, Mustafa e Pacolli./io
shko