e hënë, 11 prill 2011

Kujdes nga mashtrimi i radhës në “Facebook”

Nëse në “Facebook” u hapet chat dritarja në të cilën miku juaj u shkruan se e ka përpunuar fotografinë tuaj në Photoshop, mos gaboni ta përcillni link-un. 
Në fakt, do t’ju hapet aplikacioni i cili kërkon informatat e juaja të “Facebook-ut”: emrin, mbiemrin, fotografitë dhe të dhënat për miqtë tjerë. Hapi tjetër është sajti në të cilën u shfaqen fotografitë e njerëzve me trupat e shtazëve, dhe derisa i shikoni me mosbesim, aplikacioni i instaluar “ua përhap infeksionin” në të gjitha miqtë tuaj. 

Sesa është e përhapur ky “spam” flet e dhëna se 88 mijë njerëz për një orë e vizituan sajtin për kafshë, ndërsa në tërësi janë infektuar rreth 600 mijë profile. Qëllimi i këtij mashtrimi për tani mbetet i panjohur. 

Parashikohet se kemi të bëjmë me ndonjë mashtrim të madh apo tentimin e dikujt që dëshiron të tregojë se mund të “hakerat” chat-in e rrjetit më të madh shoqëror në botë, “Facebook-ut”. 

Sidoqoftë, nëse kureshtja ju mposht dhe keni instaluar aplikacionin, mund ta fshihni nëpërmjet parametrave të privatësisë.
shko