e shtunë, 9 prill 2011

Lady GaGa dëshiron të këndojë ‘cullak’

Këngëtarja kontroverse Lady GaGa ka deklaruar se në koncertet e saj dëshiron të paraqitet plotësisht lakuriqe. Ajo mendon se kjo do të ishte shumë më praktike dhe bashkëkohore. 

Në këtë mënyrë, nuk do të viheshin në pikëpyetje aftësitë e saj të modës, sepse kritikët nuk do të kishin për çka të flisnin.

“Ndoshta do të duhej të ishim paksa më bashkëkohore. Ndoshta do të duhej të veshim kostum klasik ngjyrë të zezë. Apo të jemi plotësisht lakuriq? Kështu gjithmonë do të ishim në trend. Tani e tutje në të gjitha paraqitjet dhe koncertet e mia, do të jem lakuriqe”, ka deklaruar këngëtarja./yp
shko