Klan Kosova që raportoi e para për ngjarjen ka dhënë detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.
Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”. Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën” , raporton indeksonline. Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar.
Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve Islamin. Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit./q.i