e hënë, 18 prill 2011

Lippi: Në Real do të shkoja në këmbë

Trajneri italian, Marcello Lippi, për herë të dytë në disa ditët e fundit ka paralajmëruar se me qejf do t’i kthehej karrierës si trajner, por insiston se nuk dëshiron të ketë më punë me klubet apo federatën italiane. 

“Pres ofertën e duhur, qoftë për klub apo kombëtare. Kam pasur disa, por nuk më kanë tërhequr. Më pëlqen shumë Premier League. Më tërheq edhe Real Madrid. Kush nuk do të shkonte atje? Unë do të shkoja në këmbë”, ka deklaruar ai për Rai Sky. 
Lippi ka shtuar se në të kaluarën e kanë ftuar nga Madridi, por i kishte refuzuar për shkak të Juventusit./k.n
shko