"Mbrojtja konsideron se Michael Jackson është viktimë e hapave të gabueshëm”, ka thëenë avokati Ed Chernoff, i cili gjykatës në Los Angeles ia ka dorëzuar kërkesën që të ketë qasje në financat e Jackson-it, i cili, sipas avokatit, në momentin vdekjes ka pasur 500 milionë dollarë borxhe.
Michael Jackson ka vdekur më 25 qershor të vitit 2009 për shkak të konsumimit të sasisë së madhe të anestetikëve në kombinim me sedativ të tjerë. Mbrojtja e Conrad Murray, të cilin prokurori e akuzon se e ka lënë vetëm këngëtarin pasi që ia ka injektuar propofolin dhe nuk i ka ofruar ndihmën adekuate.
Prokurori David Walgren thotë se qasja në dokumentet financiare të Jacksonit të cilën e kërkon mbrojtja, është vetëm një përpjekje për zvarritje dhe tërheqjen e vëmendjes nga problemi esencial, përkatësisht nga lëshimet e mjekut. Murray ka pranuar se këngëtarit ia ka injektuar profilin me kërkesën e tij kategorike. Mjeku ka deklaruar se nuk ndihet fajtor për këtë. Ai kërcënohet me katër vjet burg, po qe se shpallet fajtor. Gjykimi duhet të filloj më 9 maj./Qendra/
