Pavarësisht se Cristiano konsiderohet si i pashitshëm nga madrilenët, Berlusconi dëshiron t’i bëjë një dhuratë të madhe klubit të tij për 75-vjetor dhe duket se ai ka arsye të mira për të besuar se mund të bindë Realin.
Ibrahimovic është një futbollist ku Mourinho u mbështet gjerësisht gjatë qëndrimit të tij tek Interi dhe nëpërmjet suedezit Hose do të zgjidhte problemin e tij për një qendërsulmues “race”, transmeton TCH.
Për të bindur Ronaldon që të veshë fanellën kuqezi, Milani është i gatshëm t’a shndërrojë atë në futbollistin më të paguar të historisë, duke i ofruar një pagë prej 15 milion eurosh.
Nuk dihet nëse Barcelona do të ndërhyjë për të bllokuar këtë marrëveshje. Ibrahimovic luan në këtë sezon si i huazuar tek Milani dhe kartoni i tij do t’i kalojë kuqezinjve vetëm sezonin e ardhshëm, kur do të nisë pagimi i vlerës së 24 milion eurove me këste 3-vjeçare.
