Ndaj tre personave, (dy lojtarë të KB “Trepça” dhe një nga KB “Bambi”), janë iniciuar paraqitje penale për nxitje të incidentit, përfshirje në rrahje dhe shkaktim të lëndimeve të lehta trupore.
“Në momentin kur policia po largonte shikuesit nga palestra në bazë të kërkesës së delegatit të ndeshjes, në fushën e lojës, lojtarët e të dyja klubeve sportive pas një provokimi të ndërsjellë në mes lojtarëve, ishin përfshirë në përleshje fizike në mes vete. Policia ka regjistruar lëndime të lehta trupore në së paku tre persona (dy nga radhët e KB “Bambi” dhe një nga KB“Trepça”)”, thuhet në një njoftim të policisë.
Prokurori publik i prokurorisë komunale në Mitrovicë është informuar lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës./io