e diel, 10 prill 2011

Përleshje në ‘Minatori’, s’luhet ndeshja Bambi - Trepça

Nuk është zhvilluar fare neshja derbi e xhiros së 25-të e BKT-Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet dy skuadrave mitrovicase, Bambit dhe Trepçës, e paraparë për tu luajtur të dielën mbrëma në palestrën ‘Minatori’. 
Kjo pasi disa tifozë të Trepçës, pak para se të fillonte takimi, kanë hyrë në parket dhe i kanë sulmuar fizikisht lojtarët e ekipit serb nga veriu i Mitrovicës. 

“Sipas zyrtarëve të ndeshjes, një lojtar i Bambit ka pasur një zënkë me një lojtar të Trepçës, me ç’rast tifozët kanë hyrë në parket dhe i kanë sulmuar fizikisht lojtarët e Bambit. Andaj, sipas zyrtarve, nuk ka pasur kushte më për tu zhvilluar fare ky takim”, tha për Express Online, sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Nazmi Paçarada. 

“Ende nuk kam informacione se a ka të lënduar apo jo nga ky ekses, por zyrtarët e ndeshjes janë ftuar në Policinë e Kosovës për të raportuar rreth kësaj ngjarje”, përfundoi ai.
shko