Sipas ligjeve austriake, është i paligjshëm riprodhimi i imazheve propagandistike të nazizmit, por Manfred Klaschka pretendon se nuk është ai që ka krijuar këto dizenjime të ëmbëlsirave, por vetëm sa ka përmbushur porosinë e një klienti.
“Nëse një klient bën kërkesën, unë e plotësoj. Unë dua që klientët të mbeten të kënaqur dhe bëj punën time. Nëse më kërkohet, bëj edhe tortë me portretin e Gedafit”, është shprehur Klaschka.
Klaschka është denoncuar nga presidenti i një grupi austriak që i ka mbijetuar kampeve të përqendrimit./kn
