Filmi është realizuar mes datës 4 prill- deri më 11 prill nga Terje Sorgjerd, mbi malin El Teide. Sorgjerd ishte aq i vendosur të realizonte filmimin sa kishte fjetur vetëm 10 orë gjumë gjatë 7 ditëve të punës së tij. Në sekuencat e videos lëvizja e reve duket sikur janë valët e oqeanit. Dhe në 32 sekonda video shfaqet një pamje unike e galaktikës sonë përmes filtrit të një stuhie rëre që kishte shpërthyer nga Saharaja.
“Një stuhi e madhe rëre përfshiu shkretëtirën e Saharasë më 9 prill dhe afërsisht rreth orës 03.00 të natës stuhia më goditi dhe mua duke bërë që unë ta kisha të pamundur të shikoja me sytë e mi qiellin.”- tregon Sorgjerd duke shtuar se besonte se në ato momente filmimi gati 5 orë i rrugës së qumështit do ishte shkatërruar.
“Për habinë time, kamera kishte arritur të regjistronte stuhinë e rërës që u shtri nga Ishujt Grand Kanare e cila dukej si re të arta”
Rruga e qumështit po shkëlqente përmes reve, duke bërë që yjet të shkëlqenin në një mënyrë interesante./bw