Biondina që fitoi çmimin e madh në “Big Brother 4”, Ermela Mezuraj, po gëzon një publicitet të madh, sidomos falë së të dashurit të saj, Ervinit dhe mikut, siç e ka cilësuar ajo – Torosin (edhe pse tha se në BB nuk ka bërë miq!).
Këto ditë është shkruar në rrjetin e njohur social Facebook, se ajo do të pjesë e reality-show-t “Vip Shtëpia 2”, edhe pse kjo tingëllon më shumë si një “shashkë”, për shkak se jo vetëm që sapo ka dalë nga Big Brother, por edhe sepse të gjithë konkurrentët e BB kanë firmosur një kontratë që sigurisht ka edhe penalizime në rast mospërmbushjeje.Pjesëmarrja e mundshme e saj në “Vip Shtëpia 2” është bërë e ditur nga Toros, të cilin disa kanë nisur ta konsiderojnë si “menaxherin” e Ermelës, e cila nga ana e saj është shprehur për mediat se ka gjasa që të nisë punë si prezantuese në kabaretin e njohur të humorit, “Portokalli”, edhe pse aty prej fare pak kohësh është angazhuar në këtë pozicion këngëtarja e talentuar, Eneda Tarifa. E rëndësishme është se Ermela, vajza 100-milionëshe gjithsesi e ka fituar vëmendjen mediatike, të vërteta apo të gënjeshtërta qofshin fjalët për të…
Pjesëmarrja e mundshme e saj në “Vip Shtëpia 2” është bërë e ditur nga Toros, të cilin disa kanë nisur ta konsiderojnë si “menaxherin” e Ermelës, e cila nga ana e saj është shprehur për mediat se ka gjasa që të nisë punë si prezantuese në kabaretin e njohur të humorit, “Portokalli”, edhe pse aty prej fare pak kohësh është angazhuar në këtë pozicion këngëtarja e talentuar, Eneda Tarifa. E rëndësishme është se Ermela, vajza 100-milionëshe gjithsesi e ka fituar vëmendjen mediatike, të vërteta apo të gënjeshtërta qofshin fjalët për të./vi