e enjte, 21 prill 2011

Mirjeta e BB: Nuk jam ndarë me Marielin


Që kur dolën nga shtëpia e famshme e Big Brotherit, mediat kanë qenë në “gjueti” të Mirjetës dhe Marielit, sikurse edhe të çifteve të tjera, Neda-Ogren dhe Ermela-Ervin. 
Këto dy çiftet e fundit janë treguar më të hapur në lidhje me ndjenjat e tyre, ndërsa për shkak se mes Mirjetës dhe Marielit hyri në mes e ëma e djaloshit kampion në wrestling, Majlinda, zhvillimet mes dyshes kanë pasur shumë interes.
Pas daljes së saj një javë para finales, Mirjeta tha se do të donte ta merrte Marielin me vete në Angli, ku jeton dhe ka familjen, me qëllim që të bënin pushime së bashku. Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë ka bërë përshtypje deklarata e Marielit, i cili ka thënë se tanimë nuk ka kohë për pushime, pasi boll pushime ka bërë 3 muaj në Big Brother. 
Pak orë pas daljes nga spektakli, ai është nisur menjëherë drejt Italisë, ku edhe ka pasur një ndeshje të rëndësishme këto ditë për të mbrojtur titullin kampion. Në këto rrethana, kemi pyetur Mirjetën, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, në lidhje me marrëdhënien e saj dashurore disi “të trazuar” me Marielin, nëse ata të dy janë bashkë apo jo. 
“Nuk jam ndarë me Marielin, pavarësisht distancës e vazhdojmë lidhjen”, – ka thënë për gazetën bukuroshja brune, e cila spikati në Big Brother për çiltërsinë e saj.
Klicken für Bild in voller Größe
Këto javë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta që kanë pasur në BB, banorët kanë dalë çdo fundjavë nëpër klube të ndryshme të kryeqytetit, ku janë parë duke u argëtuar pa masë. Mirjeta pa dyshim bie në sy për mungesën e Marielit, edhe pse gjithsesi ajo ka ditur të argëtohet…
shko