EVROPA PERËNDIMORE: Të vizitoni vendet e kësaj pjesë të Evropës nuk është aspak lirë –posaçërisht nëse rruga ju sjell në Skandinavi, apo në Britani të Madhe. Diçka më lirë do të kaloni në Gjermani, Spanjë e Itali. Çmimet në bujtinë në perëndim janë rreth 20 euro për një natë, kurse e keni vështirë të gjeni diçka për të ngrënë më lirë se 5 euro. Me shpenzimet shtesë, si për fjetje, ashtu edhe për ushqim, llogaritni se për të vizituar vendet e Evropës Perëndimore ju duhen së paku 50 euro në ditë.
EVROPA LINDORE: Në lindje është shumë më lirë se në perëndim. Qytetet e mëdha turistike, si Praga, Budapesti, apo Sofja janë diçka më të shtrenjta, por vend për akomodim mund të gjeni edhe për 10 euro. Mund të ushqeheni me 2-3 euro, por duke llogaritur edhe atraksionet e tjera, duhet të keni së paku 25 euro në ditë.
AMERIKA VERIORE: Shpenzimet do t’i keni varësisht se në cilën pjesë të SHBA-ve do të vendoseni. Nëse kërkoni vend në Neë York, Los Angeles, Boston, apo në San Francisco ju duhen më shumë para se në ndonjë zonë rurale. Është mirë të dini se në SHBA nuk ka farë bujtinash, pos ndoshta diku afër parqeve nacionale. Më lirë, por me kushte të pranueshme mund të gjeni vend në motele – 25 euro për një natë. Ushqimi nuk është i shtrenjtë, posaçërisht nëse provoni kuzhinën nacionale- rreth tri euro. Nëse doni të argëtoheni, atëherë pijet në shumicën e qyteteve amerikane kushtojnë rreth pesë euro. Për ata që duan shopingun duhet ta dijnë se gjatë kohës së stërshitjeve çmimet janë tejet të lira. Sido që të jeë, për qëndrim ën SHBA duhet të keni nga 45 euro në ditë. Njësoj është edhe ë Kanada, pos se atje mund të gjeni bujtinë edhe për 20 euro në natë.
AMERIKA QENDRORE:Pos shteteve si Kostarika dhe Belize që kanë standard më të lartë, pjesa më e madhe e Amerikës Qendrore është shumë e lirë. Në këto dy vende, mund të gjen vend për akomodim për 20 dhe 25 euro buxheti ditorë - 40 euro), kurse në shtete e tjera me 5 euro. NË ditë mund të kaloni me 15 euro.
AMERIKA JUGORE: Në këtë pjesë të botës çmimet ndryshojnë, varësisht nga vendi – nga pesë euro për një natë deri në 20 euro. Është e qartë se në qytete e mëdha si në Rio de Janeiro, Santiago dhe Buenos Aires duhet të kenë më shumë para. Por, ushqimi është I lirë. Me 2-5 euro mund hani mirë. Mund të udhëtoni me taksi – 1-3 euro. Muzetë dhe atraksionet e ndryshme janë pak më të shtrenjta – rreth 7 euro. Por, për një shëtitje nëpër vendet e Amerikës Jugore ju mjaftojnë rreth 20 euro në ditë.
AZIJA LINDORE: Shpenzimet varen nga vendi ku arrini. Një natë në një bujtinë në Japoni kushton 25 euro, në Kinë- 10 euro, në Talandë një dhomë për mysafirë mund ta merrni me 3 euro, ndërsa situatë e njëjtë është edhe në Taivan. Vendi më I shtrenjtë në këtë pjesë të botës është Singapuri Në tërësi , duhet të llogarisni që për shpenzime ditore ju duhen 15 - 50 euro.
AFRIKA: Çmimet nëpër bujtina sillen rreth 25 euro për një natë, ndërsa mund të bëni edhe kamping ën vende të mbrojtura për 10 euro. Në restorant mund të ushqeheni për 1,5 euro për një racion,. Udhëtimi nëpër kontinent është i shtrenjtë, ndërsa hyrja nëpër rezervate, apo parqe nacionale kushton rreth 70 euro, por ia vlenë. Në Afrikë, pa ndonjë kërkesë të madhe , ju duhen rreth 40 euro në ditë./q.i